Zgjohen shpirtrat nacionalist maqedonas -kauza Maqedonase për ruajtjen e integritetit territorial dhe mbrojtjen e të gjitha interesave kombëtare dhe shtetërore nga të gjitha strukturat e jashtme dhe të brendshme të cilat punojnë kundër interesave maqedonase dhe shtetit, në Prilep e ka iniciuar formimin e shoqatës patriotike maqedonase “ Pere Toshev”.
Sipas iniciatorëve, politika aktuale në shtet e ka krijuar nevojën për një bashkim më të madh mbipartiak të një grupi më të madh të qytetarëve të Prilepit , shkruajnë mediat lokale maqedonase.
Njëri prej drejtuesve të kësaj shoqate ka thënë se duhet të zgjohet interesi i maqedonasve për ta mbrojtur Maqedoninë nga ndarja dhe federalizmi.
Qëllimi i tyre është që të plasojnë një lloj platforme e cila do të ketë dhjetë pika dhe e cila do t’iu dorëzohet partive politike maqedonase si “vijë e kuqe” për çdo bisedim në të ardhmen më partitë shqiptare apo kushdo qofshin ata./gazetametro.net