Loading…

Maqedoni, kryeministri bën thirrje për zgjedhje të reja

  • 09/03/2017 | 10:28

Maqedoni, kryeministri bën thirrje për zgjedhje të reja

Thirrjeve të Nikolla Gruevskit për zgjedhje të reja parlamentare u ka bërë jehonë edhe kryeministri i qeverisë teknike maqedonase, Emil Dimitriev.


E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, sipas tij, është që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvillohen bashkë me ato lokale. Garancia, sipas tij, për një Maqedoni të bashkuar është krijimi dhe zhvillimi i një shoqërie të fortë multietnike.

“Mënyra sesi duan disa t’i bëjnë gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar shumicën etnike maqedonase, turqit etnikë, romët, vllehët, boshnjakët etj., nuk arrihet dot. Përpos kësaj, debatet që hyjnë thellë në Kushtetutën e vendit u çelën në periudhën post-elektorale dhe nuk ishin pjesë e diskutimeve përpara zgjedhjeve. Besoj se këto subjekte nuk duhet të jenë privilegj i elitave politike, por i njerëzve të thjeshtë, të cilët ta thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e reja të përgjithshme, krahas atyre lokale”, ishte komenti i Dimitrievit.

Iniciativa qytetare për Maqedoninë e bashkuar, mbështetëse e VMRO-DPMNE, organizoi sakaq të mërkurën një tjetër marshim, ku protestuesit përsëritën kërkesën për një Maqedoni të bashkuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë