Protestues të shumtë kanë dalë në protestë para qeverisë së Maqedonisë, por edhe në qyetete të tjera të vendit, për të kundërshtuar platformën shqiptare, për dygjuhësi, ndryshim të himnit, flamurit dhe stemës së Maqedonisë.
Protestuesit po mbajnë parulla, duke thënë se nuk lejojnë politikanët të bëjnë ndryshime kushtetuese me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet, përcjellë gazetametro.net.
Sot pasdite, presidenti maqedon George Ivanov, refuzoi t’i jap mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM’së Zoran Zaev i cili është dakorduar me partitë politike shqiptare për koalicion. /gazetametro.net