Loading…

Mandarinat ndihmojnë për të kuruar aneminë

  • 28/01/2023 | 18:40

Mandarinat ndihmojnë për të kuruar aneminë

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë.


Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Kurimi i anemisë

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë.

Pastrimi i mykut të zorrëve

Për këtë kurë rekomandohet konsumimi në ditë, gjatë 50 ditëve i:

5 kokrrave esëll;

4-5 kokrrave në drekë;

3 kokrra pasdite

2 kokrra para gjumit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë