Loading…

Mancini humbet një tjetër futbollist, Raspadori largohet nga grumbullimi

  • 30/09/2026 | 09:18

Mancini humbet një tjetër futbollist, Raspadori largohet nga grumbullimi

Roberto Mancini humbet një tjetër futbollist, Giacomo Raspadorin që është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane.


Sulmuesi i Atalantës u detyrua të braktisë Qendrën Stërvitore të Të Kaltërve në Coverciano për shkak të një problemi fizik me sulmuesin që nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për dy ndeshjet e radhës së Nations League.

Raspadori shfaqi problemin e tij gjatë ndeshjes me Turqinë me futbollistin që u zëvendësua në pushim të ndeshjes. Kjo është hera e dytë që një futbollist i kombëtares italiane lë grumbullimin për shkak dëmtimi, përpara Raspadorit ishte Nicolo Zaniolo që u dorëzua duke u kthyer te klubi i tij, Udinese.

Skuadra e Italisë që u kthye gjatë natës të së dielës në Coverciano u kthye të stërvitej për ndeshjen e tretë në grup në Nations League me Francën që është programuar të luhet në 2 tetor në Saint Denis në Paris.

Futbollistët që u aktivizuan si titullarë ndaj Turqisë dhe Nicolo Cambiaghi që u aktivizua në pjesën e dytë, nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit, duke kryer një seancë rikuperimi në pishinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë