Loading…

Mancini: Balotelli nuk duhet të na premtojë asgjë, ashtu sikurse ne që nuk i bëjmë premtime

  • 26/01/2022 | 17:26

Mancini: Balotelli nuk duhet të na premtojë asgjë, ashtu sikurse ne që nuk i bëjmë premtime

Roberto Mancini ka thënë se Lorenzo Insigne dhe Luiz Felipe kanë të ardhme te Italia, ndërsa ka theksuar se ftesa për Mario Balotellin në ndeshjen e barazhit për Kampionatin Botëror nuk është shenjë e dëshpërimit.


Për të siguruar një vend në Katar në vitin 2022, Azzurrët duhet të fitojnë fillimisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj ndaj fituesit të përballjes ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë.

Në konferencën për shtyp, përzgjedhësi i Italisë është pyetur nëse kthimi në përfaqësuese i sulmuesit të Adana Demirspor pas tre viteve mungesë, vjen si shenjë “dëshpërimi” për shkak të lëndimit të Andrea Belottit dhe formës jo të mirë të Ciro Immobiles me ekipin kombëtar.

“Dyert e kombëtares janë gjithmonë të hapura për të gjithë dhe nëse ka lojtarë që mund të na ndihmojnë, atëherë jemi të lumtur”.

“Nëse dëshpërimi ka qenë ajo që e kemi pasur para Euros, atëherë ka pasur sukses për ne… Ndoshta e japim më të mirën kur ndihemi paksa të dëshpëruar, mirëpo nuk mendoj se tash është një situatë dëshpërimi”.

“Balotelli gjithmonë ka pasur teknikë të shkëlqyer, këtë mund ta kuptoni duke shikuar gjendjen e tij fizike. Ne e kishim humbur nga sytë kohët e fundit, kështu që mund të jetë shumë më e dobishme ta shohim nga afër për disa ditë”.

“Jemi kureshtarë të shohim se çfarë po bën pas një kohe dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke i qëndruar pranë në stërvitje”.

“Ai nuk duhet të na premtojë asgjë, ashtu sikurse ne që nuk i bëjmë premtime. Mendoj se është i lumtur këtu dhe do ta vlerësojmë njësoj si gjithë të tjerët, kjo është e gjitha”, ka deklaruar Mancini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë