Loading…

Manchester United ndërpren kontratën milionëshe, shkaku i luftës në Ukrainë

  • 25/02/2022 | 14:45

Manchester United ndërpren kontratën milionëshe, shkaku i luftës në Ukrainë

Klubi anglez, Manchester United ka përfunduar zyrtarisht marrëveshjen e sponsorizimit prej 40 milionë funtesh me kompaninë ajrore ruse Aeroflot, transmeton Gazeta Metro.


Pushtimi rus në Ukrainë ka bërë që ‘Djajtë e Kuq’ të marrin këtë vendim duke ndërprerë kontratën 9-vjeçare me kompaninë zyrtare të ekipit, edhe ditën e djeshme ishte raportuar se United po konsideronte të anulonte marrëveshjen e tyre me kompaninë ruse.

Një zyrtar i klubit ka thënë: ”Pas ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të Aeroflot. Ne ndajmë shqetësimet e fansave tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për të prekurit”.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson së fundmi kishte treguar se ju ka ndaluar kompanisë ruse, Aeroflot hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu, klubi nuk kishte udhëtuar në Madrid edhe në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Atletico Madrid me Aeroflot, por me linjën ajrore të Titan Airways. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë