Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e Mason Mount pasi me paraqitjet e tij i ka lënë përshtypje trajnerit të ‘djajve të kuq’ Erik Ten Hag, transmeton Gazeta Metro.
Mount kishte tërhequr vëmendjen te Holandezi që në kohën e transferimit të skuadrës së Ajax’it, kur ai luajti kundër tyre teksa ishte i huazuar te Vitesse Arnhem.
Thuhet se Ten Hag u përpoq të nënshkruante Mount për Ajax’in, por ai përfundoi duke shkuar në huazim te Derby County nën drejtimin e Frank Lampard, një legjendë e Chelseat, siç raporton Sky News.
Lampard më vonë u bë trajneri kryesor i Chelsea dhe ndihmoi Mount të bënte kalimin në ekipin e parë.
14 gola dhe 10 asistime në sezonin e tij të parë të plotë në futbollin e lartë, kryesisht nga mesfusha qendrore, jo vetëm që kishte tërhequr vëmendjen e Ten Hag, por edhe shumë drejtuesve të tjerë.
Tani, duket se është koha për të sjellë Mount në përkrah trajnerit holandez dhe për ta integruar atë në mesfushën e ‘djajve’./gazetametro.net