Loading…

Manchester United arrin marrëveshje me Juventus për mesfushorin e njohur

  • 08/08/2022 | 14:31

Manchester United arrin marrëveshje me Juventus për mesfushorin e njohur

Manchester United ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Adrien Rabiot.


Lajmiin e ka bërë të ditur mediumi “MEN”.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” tash duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me nënën e lojtarit, e cila është po ashtu edhe menaxhere e tij.

Nëna e lojtarit thotë se e “vetmja pengesë” është se lojtari duhet ta kuptojë se cilët janë objektivat e United, pasi lojtari nuk dëshiron të përfundojë si rezervist në rast të ardhjeve të reja, siç është rasti i Frenkie de Jongut.

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk e tregoi veten sa duhet në Torino dhe do të largohet nga Juve pa lënë gjurmë aty.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi francez në “Old Trafford” do ta kishte mundësinë të luajë në vazhdimësi.

Natyrisht, atij kualiteti nuk i mungon, por i nevojitet kontinuiteti për ta rikthyer formën e dikurshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë