Anglezi Harry Maguire do të presë një pagesë nga Manchester United për t’u larguar këtë verë, transmeton Gazeta Metro.
Për kapitenin e skuadrës janë gati të paguajnë një vlerë prej 11 milionë eurosh, pasi tashmë duket se durimi i United për të ka marrë fund.
Maguire ka edhe dy vite të tjera në marrëveshjen e tij prej 221,221 € në javë, duke e lënë United të paguajë një faturë pagash prej 11 milion € për ta hequr atë nga regjistrat e tyre, siç raporton Daily Mail.
Maguire ka startuar vetëm 16 nga 61 ndeshjet e United në të gjitha garat këtë sezon me trajnerin Erik ten Hag.
Ten Hag është shprehur se preferon të luajë me Lisandro Martinez, Raphael Varane, Victor Lindelof dhe Luke Shaw përpara tij në qendër të mbrojtjes./gazetametro.net