Loading…

Manchester City bën statujë momentin e famshëm të Agueros

  • 13/05/2022 | 09:44

Manchester City bën statujë momentin e famshëm të Agueros

Skuadra e Manchester Cityt ka bërë një statujë në ‘Etihad Stadium’ për ish-sulmuesin e tyre, Sergio Aguero në dhjetëvjetorin e titullit të parë të klubit në Premier League (formati i ri) dhe momentin kur ai kishte shënuar golin kundër QPR’së në minutën e 93’të, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit Manchester City ka njoftuar në anën lindore të stadiumit të tyre, është bërë një statujë në nder të sulmuesit argjentinas, Kun Aguero.

Interesant do të jetë fakti se gjatë natës, statuja e Agueros dhe ato të Vincent Kompany dhe David Silvës do të ndriçohen me ngjyrat blu, që janë ngjyra të cilat e përfaqësojnë klubin.

Presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak për këtë tha kontributi i Agueros tek ‘Citizens’ kishte qenë shumë i madh dhe nuk mund të vlerësohet. Ai shton se momentin që ju përmendet tifozëve të tyre 33-vjeçari, ju kujtohet ai momenti kur i solli titullin e parë në Premier League.

”Kontributi i Sergio Agueros në Manchester City në një epokë përcaktuese për klubin nuk mund të mbivlerësohet. Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur këtu. Kur tifozët tanë mendojnë për atë, atyre ju kujtohet menjëherë momenti ikoni 93:20 i cili ishte goli kundër QPR’së që i siguroi titullin e parë në ligë Cityt në 44 vjet,” tha Al Mubarak.

Aguero me plotë të drejtë konsiderohet edhe si një ndër legjendat e klubit dhe gjithashtu edhe njëri prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit anglez. Ai kishte fituar 15’të trofe gjatë kohës së tij në klub, duke përfshirë pesë tituj të Premier League, një FA Cup dhe gjashtë Carabao Cup. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë