Loading…

Manchester City bën ofertë për Jack Grealish

  • 30/07/2021 | 19:31

Manchester City bën ofertë për Jack Grealish

Kampioni i Premier Ligës angleze dëshiron me çdo kusht ta transferojë yllin anglez.


Klubi anglez Manchester City ka bërë një ofertë prej 110 milionë eurosh drejt Aston Villas për mesfushorin Jack Grealish, raporton “The Telegraph”.

Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë e lidhur vazhdimisht me një transferim të mesfushorit anglez, ku edhe tani thuhet se ai interesim është bërë zyrtarë me ofertën e sotme, përcjell KosovaPress.

Trajneri Guardiola po synon që ta përforcojë skuadrën e tij para sezonit të ri, për ta mbrojtur titullin e kampionit që e siguroi sezonin e kaluar.

Sezonin që lamë pas, Grealish ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Aston Villas, duke regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë