Loading…

Mami Kataoka vjen me prezantim në Prishtinë

  • 17/05/2017 | 16:05

Mami Kataoka vjen me prezantim në Prishtinë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë t’ju ftoj në prezentimin e Mami Kataoka.


Prezentimi është bashkëpunimi i parë me Mami Kataoka dhe do të përqendrohet në punën e saj kuratoriale, në hulumtimet aktuale dhe punën që bën në Mori Art Museum në rrethanat aktuale dhe kontekstin global.

Mami Katoka është kuratorja kryesore në Mori Art Museum në Tokio që nga viti 2003 ku ka kuruar një numër të madh të ekspozitave, duke përfshi “Ai Weiwei: According toWhat?” (2009/ US Tour 2012-13), “Lee Bul”(2012), “Makoto Aida” (2012), “Lee Mingwei and His Relations” (2014-15) dhe “N. S. Harsha: Charming Journey” (2017).

Para kësaj pozite, Kataoka ka qenë kuratorja kryesore në Tokyo Opera City Art Gallery (1997-2002) dhe hulumtuese në NLI Research Institute për politikat e kulturës dhe projktet e zhvillimit urbanisitik (1992-1997).

Ajo gjithashtu ka qenë kuratore ndërkombëtare në Hayward Gallery në Londër prej vitit 2007 deri më 2009. Me 2012 ajo ka qenë kuratore e ftura për “Phantoms of Asia: Contemporary Awakens the Past” në Asian ArtMuseum në San Francisko, dhe ka qenë bashkë drejtore artistike për edicionin e 9-të të Gwangju Biennale në Koren e Jugut.

Ajo gjithashtu është antare e bordit në CIMAM që nga 2014 dhe profesore në Kyoto University për Artand Design Graduate School of Art dhe Design Studies që nga viti 2016.

Kataoka rishtazi është emëruar drejtore artistike e edicionit të 21-të Bienales së Sidnejit që mbahet në vitin 2018.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë