Loading…

Malta mbështet Kosovën

  • 05/12/2016 | 14:20

Malta mbështet Kosovën

Presidenti i vendit Hashim Thaçi  po qëndron në vizitë zyrtare në Maltë, ndërsa për aktivitetet e veta zhvilluar sot atje, Thaçi ka njoftuar përmes profilit të Facebookut.

Ai ka thënëqë Malta është një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së vendit tonë.

“Malta ishte ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.Në tetë vjetët e fundit, ajo ka qenë një mbështetëse e fuqishme e forcimit të shtetësisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.”, ka shkruar ai.

Thaçi tutje tregoi se në takim me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, u pajtuan që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve duhet të shtrihen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.

“Pas takimit, vendosa lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin Valeta”, ka përfunduar ai publikimin e tij./gazetametro.net

malta-333

thaqiiiii

malta-33

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë