Loading…

Malishevë: Burri kërcënon gruan, kjo shkon dhe ia shqelmon derën e banesës

  • 19/02/2022 | 09:36

Malishevë: Burri kërcënon gruan, kjo shkon dhe ia shqelmon derën e banesës

Rastet e dhunës në familje në Kosovë nuk kanë të ndalur.


Një i tillë është raportuar edhe në Malishevë gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës me anë të raportit bën të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e pasi që e dyshuara fillimisht ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari e më pas i dyshuari ka raportuar se e dyshuara ka shkuar tek banesa e tij dhe ja ka goditur derën me këmbë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të cilësohet si më lartë dhe të dy palët të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë