Loading…

Malisheva bëhet me Inkubator të Biznesit, ministri Shala e kryetari Begaj nënshkruajnë marrëveshje

  • 12/11/2018 | 12:45

Malisheva bëhet me Inkubator të Biznesit, ministri Shala e kryetari Begaj nënshkruajnë marrëveshje

Në vazhdën e mbështetjes për komunat e Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Biznesit në këtë komunë.


Ministri Shala ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarin e tyre.

Shala ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i vetëm në Komunën e Malishevës, por edhe në komunat tjera do të ketë iniciativa të tilla.

“Çdo ditë po punojmë që bizneset tona të kenë kushte dhe mundësi të operimit më të mira. Iniciativat të ngjashme nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë edhe në komunat tjera. Jam i lumtur që sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ministri Shala.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar Shalën dhe e ka quajtur lajm të mirë për bizneset nisjen e ndërtimit të inkubatorit.

Kryetari Begaj është zotuar se do t’i kryejnë të gjitha detyrat që janë të përcaktuara me kontratë dhe të jetësohet sa më shpejt projekti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë