Loading…

Maliqi për anëtarësimin në KiE: Gjermania dhe Britania duhet ta ndihmojnë Kosovën që të mos pengohet nga shtetet kryesore të Europës

  • 14/05/2022 | 12:05

Maliqi për anëtarësimin në KiE: Gjermania dhe Britania duhet ta ndihmojnë Kosovën që të mos pengohet nga shtetet kryesore të Europës

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se deklaratat e qarta të Emisarit gjerman Sarrazin se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës janë të mirëseardhura dhe të rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Twitter, Maliqi ka thënë se është po aq e rëndësishme që Gjermania dhe Britania e Madhe t’i ndihmojnë Kosovës që të mos ketë pengesa nga disa njohës të pavarësisë së Kosovës në Evropë.

“Ky lloj i gjuhës së qartë nga i dërguari i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i mirëpritur dhe i rëndësishëm. Megjithatë, do të jetë po aq e rëndësishme që Gjermania dhe Britania e Madhe të ndihmojnë për t’u siguruar që të mos ketë pengesa midis disa njohësve kryesorë në Evropë. Ky moment është i rëndësisë së madhe ku dështimi nuk është një opsion”, ka shkruar Maliqi.

Gjermania dhe Britania e Madhe përmes ambasadave të tyre në Kosovë, dërguan mesazh të qartë se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, ambasada e Francës në Kosovë, në një deklaratë tha se është vendim sovran i Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës por që prioritet për ta mbetet rinisja e dialogut me Serbinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë