Pas reagimit të Ambasadës së Francës rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës ka folur edhe njohësi i politikave të jashtme, Agon Maliqi, shkruan Gazeta Metro.
Ambasada franceze me një gjuhë të zakonshme diplomatike tha se vendimi për anëtarësim i takon Kosovës, por në fund bën thirrje për vetëpërmbajtje të vendimeve të njëanshme.
“Fatkeqësisht nuk e lexoj këtë si mbështetje të Francës për anëtarësim në këtë moment. “E ardhmja e Kosovës është si anëtare e KE” është formulim shumë diplomatik (e ardhmja mund të jetë edhe 2030)”, tha Agon Maliqi.
Fatkeqësisht nuk e lexoj këtë si mbështetje të Francës për anëtarësim në këtë moment. “E ardhmja e Kosovës është si anëtare e KE” është formulim shumë diplomatik (e ardhmja mund të jetë edhe 2030). Mes rreshtave bëhet e ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog. https://t.co/aoUeq5nXbN
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) May 13, 2022
“Mes rreshtave bëhet e ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog”, përfundoi ai.