Loading…

Mali i Zi pret të bëhet anëtar i NATO’s në fund të majit

  • 23/02/2017 | 19:21

Mali i Zi pret të bëhet anëtar i NATO’s në fund të majit

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, tha se pret që vendi të bëhet pjesë e plotë e NATO-s gjatë një samiti në fund të muajit maj.

Darmanovic i tha agjencisë Reuters se ka siguruar mbështetjen e plotë, 100 për qind, nga senati amerikan në Mal të Zi, për tu bërë pjesë ë aleancës veriatlantike.

Disa zyrtarë kanë shprehur dyshimet se presidenti amerikan Donald Trump mund të kundërshtojë këtë vendim, për shkak të dëshirës së tij për të përmirësuar raportet me Rusinë, që është kundërshtar i zgjerimit të NATO-s në Ballkan, përcjell REL.

“E kuptojmë se presidenti Trump do të bëjë disa përmirësime të raporteve me Rusinë, por nuk shohim shenja të sakrificës së parimeve kombëtare të Amerikës”.

“Do të ndodhë 100 për qind”, tha ai.

Anëtarësimi në NATO është bërë temë e nxehtë në shtetet ish Jugosllave.

Javën e kaluar, zyrtarë në Podgoricë thanë se kanë prova se qeveria ruse po ndërhynë me një plan për zgjedhjet parlamentare në tetor.

Rusia ka kundërshtuar këto pretendime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë