Loading…

Mali i Zi, paga mesatare në mars 508 euro

  • 30/04/2017 | 08:33

Mali i Zi, paga mesatare në mars 508 euro

Paga mesatare në Mal të Zi, pa taksa dhe kontribute në mars, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (MONSTAT), arriti në 508 euro duke shënuar rënie me 0.6 për qind në krahasim me muajin shkurt.


Paga mesatare, pa taksa dhe kontribute në muajin mars, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.1 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte për 1.8 për qind më e lartë, tregojnë të dhënat statistikore.

Paga mesatare bruto në mars arriti në 762 euro, raporton AA, përcjell gazetametro.net

Statisticienët kanë thënë se në qoftë se merret parasysh se çmimet e konsumit në muajin mars në krahasim me muajin shkurt u rritën me 0.1 për qind, del se të ardhurat reale neto në të njëjtën periudhë kanë rënë me 0.7 për qind.

Në nivel të sektorëve, paga mesatare neto në muajin mars në krahasim me atë në shkurt, shënoi rritje në sektorët e shërbimeve tjera me 10 për qind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike 5.2 për qind, aktivitete administrative dhe mbështetjen e shërbimeve me 4.1 për qind.

Rënia është shënuar në sektorët e furnizimit me energji elektrike me 12.6 për qind, në sektorin e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 4.6 për qind, transportit dhe magazinimit me 2.6 për qind.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë