Loading…

Mali i Zi: Nuk përzihemi në ushtrinë e Kosovës

  • 23/10/2018 | 11:43

Mali i Zi: Nuk përzihemi në ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq ka thënë se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Boshkoviq ka deklaruar pas një takimi me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha kur është pyetur rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtri përmes ligjeve.

“Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinjë dhe presim që këta të Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO”, tha Boshkoviq.

Ai foli edhe për vizitën e tij në Kosovë për të cilën tha se tregon që kanë partneritet të mirë me Kosovën për t’ia treguar rrugën e avancimit drejt BE-së dhe NATO-s.

“Përveç kësaj flamuri i Malit të Zi do të ngritet si pjesë e NATO-s dhe do të jemi pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Ai ka komentuar edhe për reagimet që janë bërë në Serbi kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi kanë ardhë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“E kam komentu këtë reagim nga Beogradi para së gjithash kjo është e motiveve të tjera. KFOR ka qenë pjesë këtu para se të Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s. Ne e dimë se KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë dhe fundja ne jemi vetëm . Mali i zi ka interesat e saj nacionale dhe kështu do të jetë”, tha Boshkoviq

Ministri i FSK Rrustem Berisha, ka thënë se e kanë informuar ministrin Boshkoviq për të arriturat e FSK-së.

“Gjatë vizitës e kemi njoftuar me të arriturat e FSK-së, progresin, me situatën, sidomos me procesin e transformimit të FSK-së.

Biseduam edhe për mënyrën e bashkëpunimit. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën përpara. Diskutuam edhe për paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i zi dhe ne do të jemi pjesëmarrës”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë