Loading…

Mali i Zi në NATO, Rusia hakmerret ekonomikisht

  • 28/04/2017 | 16:44

Mali i Zi në NATO, Rusia hakmerret ekonomikisht

Mali i Zi miraton të premten hyrjen e tij në NATO, pavarësisht kundërshtimit rus për këtë.


Parlamenti pritet të ratifikojë vendimin për t’iu bashkuar Aleancës Veriatlantike, një lëvizje që është mjaft kontradiktore edhe vetë brenda vendit dhe që ka zemëruar Moskën, e cila ndaloi importet e verës nga Mali i Zi, megjithëse arsyeja ishte problemet sanitare.

Kjo nga kryeministri malazez Dushko Markovic është cilësuar si një lëvizje e qartë politike e Rusisë, ku shkon 20% i importeve të verës nga Mali i Zi dhe ndikimi në shitje do të jetë i fortë.

Mali i Zi nisi procesin për t’ju bashkuar NATO-s në vitin 2009, një dekadë pasi kjo aleancë e bombardoi për tre muaj gjatë luftës në Kosovë. Anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë tejet kontradiktor në vendin e vogël ballkanik, i cili shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2006.

Për hyrjen zyrtare të Malit të Zi në NATO votuan unanimisht 46 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.

Për tu bërë anëtar me të drejta të plota, Malit të Zi i duhet edhe ratifikimi i pranimit edhe nga Parlamenti i Spanjës, pasi rregullat janë që për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i NATO’s, vendet anëtare duhet ta ratifikojnë nëpër parlamentet e tyre.

Serbia dhe Mali i Zi, të dyja të bombarduara nga avionët e NATO-s, ishin një vend dikur, edhe shumë vite pas ndarjes së ish-Jugosllavisë, prandaj ndikimi serb atje vazhdon që të jetë i fortë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë