Loading…

Mali i Zi: Demarkacioni çështje e kryer

  • 03/02/2017 | 16:15

Mali i Zi: Demarkacioni çështje e kryer

Ish – kryeministri malazez, Dushko Markoviq tha sot se për vendin e tij çështja e demarkacionit me Kosovën është zgjidhur dhe se nuk ekziston nervozizëm në këtë pikë.


“Për ne, kjo çështje është zgjidhur, kufiri  është  përcaktuar,është  nënshkruar marrëveshja, parlamenti i Malit të Zi e ka verifikuar atë, tash kjo është një çështje e Kuvendit të Kosovës”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Ne nuk kemi asnjë lloj nervozizmi rreth kësaj çështjeje”, iu tha Markoviq gazetarëve pas takimit që pati sot në Beograd me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë