Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Agjencisë për Bashkëpunim me Diasporën, Arben Jakupi, njëkohësisht edhe zyrtar i Partisë ‘Drejtësi e Pajtim’ të politikanit mysliman në Serbi Muamer Zukorlic, dega malazeze e së cilës ka mbështetur kandidatin pro-serb presidencial Jakov Milatovic në Mal të Zi, i është dorëzuar kallzim penal për pengim të kryerjes së të drejtës së votës për shtetasit malazez në diasporë, transmeton Gazeta Metro.
Padinë e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, Partia e Demokratëve Socialistë, që pretendon se Jakupi me synim të ndihmesës së kandidatit Milatovic ka ndikuar që votuesit e diasporës malazeze të votojnë sa më pak në zgjedhjet presidenciale.
Jakupi me 22 mars ka deklaruar në cilësinë e zyrtarit të agjencisë për diasporë ka keqpërdorë postin e tij e në kundërshti me nenin 27 të rregullores së organizatës përmes portalit të televizionit Vijesti ka ndikuar tek votuesit që të mos shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për të votuar në zgjedhjet presidenciale.
Arben Jakupi ka edhe të tjera skandale kur është dënuar për vjedhje të rëndë dhe pengim të të drejtës së ushtrimit të besimit fetar në Mal të Zi.
Partia e ‘Drejtësi dhe Pajtim’ në Mal të Zi  është futur si partner në qeverinë malazeze me insistimin e nismës qytetare URA të kryeministrit teknik Dritan Abazovic. Si URA poashtu edhe ‘Drejtësi dhe Pajtim’ kanë mbështetur kandidatin pro-serb për president të Malit të Zi, Jakov Milatovic.
Në Serbi kjo parti ka mbështetur në vazhdimësi partinë dhe vet presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në disa procese zgjedhore atje./gazetametro.net