Loading…

Malazezët shpresojnë se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti

  • 30/03/2017 | 12:11

Malazezët shpresojnë se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka thënë se shpreson se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të marrë vendimin për ratifikimim e marrëveshjes për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.


Këtë gjë ai e ka thënë në një debat të organizuar në Prishtinë lidhur me anëtarësimit e Malit të Zi në NATO.

Nga ana e tij Aleksandër Dedoviq nga një qendër studimore në Mal të Zi ka sqaruar se 53% e banorëve të Malit të Zi e përkrahin anëtarësimin e atij shteti në Aleancën Veriatlantike.

Ndërsa drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci ka sqaruar se me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO ky shtet ua vë drynin kufijve të tij në aspektin e mosndryshimit të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë