Loading…

Makolli jep një premtim për fatin e të zhdukurve  

  • 13/01/2017 | 08:12

Makolli jep një premtim për fatin e të zhdukurve  

Delegacioni kosovar për bisedime rreth çështjes së të zhdukurve pret që shumë shpejt të ketë një takim me delegacionin serb dhe të diskutohet çështja e të zhdukurve.


Udhëheqësi i delegacionit për bisedime për çështjen e të zhdukurve, Ibrahim Makolli, ka thënë për gazetën Koha Ditore se do të ndërmarrin të gjitha masat që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të jenë të njoftuar për fatin e të afërmve të tyre.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që procesi të marrë kah dhe drejtim që do të rezultojë me zbulimin e fatit të këtyre personave, ku për fat të keq janë edhe mbi 1.600 të zhdukur. Këtë vit ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo vetëm në raport me nevojat e brendshme, por do të kemi edhe një koordinim me të gjithë akterët në mënyrë që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të njoftohen me fatin e të afërme të tyre”, ka deklaruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë