Organizata e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” të njohur për qendrime të ekstremit të majtë njoftuan se do solidarizohen me protestat e radikalëve në Shqipëri që u turpëruan me shfaqje të shovinizmit në publik në protestat atje kundër projektit turistik në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.
Organizata kosovare me një gjuhë më të përmbajtur por me atë narrativ doli me njoftim se do të protestojnë të enjten në Prishtinë para mabsadës së Shqipërisë.
“Nesër mblidhemi pranë Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë në shenjë solidariteti me protestat e qytetarëve/eve të Shqipërisë për t’i mbrojtur tokat dhe pasuritë kombëtare nga grabitja e radhës që po i bëhet prej Edi Ramës dhe miliardëve të huaj.
Shpronësimet dhe plaçkitjet që po i bëhen tokave të popullit shqiptar në emër të “zhvillimit ekonomik” dhe “investimeve strategjike” në Zvërnec, Rrjoll janë ndër format më të egra të shpalosjes së kapitalizmit në rajonin tonë, duke shkatërruar kështu ekosistemin që mban dhe ushqen jetën kolektive të njerëzve, botës shtazore dhe asaj bimore. Ndërsa rezistenca frymëdhënëse që e kemi parë tashmë të masovizuar me kundërshtimin popullor të projektit turistik të zionistit miliarder Jared Kushner në zonën e mbrojtur të Zvërnevcit është moment kthese i cili përveç se kundërshton privatizimin neoliberal, po sfidon në themel qeverisjen autokratike të Edi Ramës.”
Të frymëzuar/a dhe në solidaritet me shqipëtarët/et e Shqipërisë dhe rezistencën e tyre, ne dalim nesër në orën 12:00 para Ambasadës së Shqipërisë për të kërkuar që të ndalohen pazaret me tokat dhe mirëqenien e popullit vendas.” – thuhet në komunikatën e tyre.
Qeveria e Shqipërisë mohoi akuzat e protestuesve dhe akuzoi se po manipulohet opinioni publik shqiptar me pretendime të rreme që burojnë nga konkurrenca dhe armiqtë e Shqipërisë, siç u deklarua Edi Rama.
Pamjet nga protestat dhe deklarimet ishin të rënda nga pjesëmarrës dhe ogranizatorë të protestave në Shqipëri kundër projektit turistik luksoz në Zvërrnec dhe Sazan. Ato u dënuan nga zyrtarët shqiptarë duke theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga projekt i dobishëm për ekonominë shqiptare që s’ka asnjë dyshim se është legal./gazetametro.net