Pas raportimit nga mediat shqip në Maqedoni, se Gruevski ka pranuar platformën shqiptare, dhe se është arritur marrëveshje për koalicion në mes të VMRO-DPMN’së dhe BDI’së, në rrjetet sociale ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, përcjell gazetametro.net.
Deputeti socialist në Kuvendin e Shqipërisë, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar lajmin se Gruevski ka pranuar që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.
“Në Maqedoni pranohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare. Ky është akti më i rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Majko. /gazetametro.net