Loading…

Majko i përgjigjet Nikolic’it: Shqiptarët më të aftë në luftë se në paqe

  • 15/01/2017 | 16:13

Majko i përgjigjet Nikolic’it: Shqiptarët më të aftë në luftë se në paqe

Deklaratat e presidentit serb, Tomislav Nikolic, se Serbia mund të ndërhyjë me ushtri në Kosovë, kanë nxitur reagime të menjëhershme edhe te lidershipi politik shqiptar.


Është ish kryeministri shqiptar, deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili përmes rrjetit social Facebook, i ka reaguar presidentit serb, duke i kujtuar se një fjalor i tillë, ka dërguar në luftë, e më pas të gjithë lidershipin politik serb në Hagë, shkruan gazetametro.net.

“Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit”.

Majko gjithashtu i ka kujtuar Nikolic’it, se shqiptarët nuk e kanë problem luftën, bile ata në këtë janë më të mirë se sa në paqe.

“Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht”.

Ish kryeministri shqiptar, megjithatë ka thënë se dialogu duhet të jetë opsioni i zgjidhjeve europiane.

“Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë”.

“Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftes. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë