Loading…

Mahnitëse: Kaloi 15 vjet duke ndërtuar një shtëpi druri

  • 22/11/2016 | 19:22

Mahnitëse: Kaloi 15 vjet duke ndërtuar një shtëpi druri

Një shtëpi e ndërtuar nga druri i përpunuar  me hapësirë 300m/katror, 80 dhoma, fushë basketobolli, dhe një kishë brenda saj.

Natyra do ditë e më shumë po pëlqehet nga njerëzit, sidomos nga ata që kanë angazhime të shumëta profesionale dhe e kanë kohën shumë të kufzuar për aktivitete tjera. Në rastin e parë për t’u relaksuar ata nisen drejt hapësirave të gjelbërta.
Një mundësi shumë e mirë për ta shijuar natyën dhe për t’u magjepsur nga një pamje jashtëzakonisht e bukur është ndërtuar në Crossville, Tennessee, bën të ditur gazetametro.net
giant_tree_house_horace_burgess_subtielman07
Ndërtimi i kësaj shtëpie ka zgjatur 15 vjet, dhe arkitekti i saj ka shpenzuar mbi $12.000 deri në përfundim e saj.
Kjo shtëpi është e ndërtuar nga druri në mënyrat më të bukura të tij, dhe duket si një suitë nën çati të një peme gjigante, e cila në fakt është e ndërtuar brenda 6 pemëve tjera.

Kisha dhe fusha e basketbollit
article-2123686-126c8175000005dc-229_964x625
Gjerografi dhe fotografi Chuck Sutherland, i cili e ka përcjellur ndërtimin e saj ka thënë se kjo mund të jetë shtëpia e ndërtuar nga druri më e madhja në botë.
Horace Burgess është  ndërtuesi i kësaj shtëpie, i cili ndryshe në vendin e tij njihet si ministri i Pemës-Shtëpi.
Turistë nga e gjithë bota e kanë destinacion këtë vend për ta vizituar e për ta shijuar nga afër arktiekturën e saj.

Për më shumë fotografi e detaje rreth kësaj shtëpie ndiqeni video më poshtë.
gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë