Loading…

Madeira në qendër të vëmendjes: Dalin detaje të reja nga dasma madhështore e Ronaldos dhe Georginës

  • 29/05/2026 | 09:52

Madeira në qendër të vëmendjes: Dalin detaje të reja nga dasma madhështore e Ronaldos dhe Georginës

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez duket se janë gati të kurorëzojnë historinë e tyre shumëvjeçare të dashurisë me një ceremoni madhështore që pritet të tërheqë vëmendjen e mbarë botës.


Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, çifti ka përmbyllur detajet kryesore të organizimit të dasmës, e cila pritet të mbahet gjatë verës së ardhshme, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Ylli portugez ka zgjedhur një destinacion me domethënie të veçantë për jetën e tij personale dhe profesionale. Ceremonia luksoze është planifikuar të zhvillohet në Madeira, vendlindja e Ronaldos, aty ku nisi rrugëtimi i tij drejt famës globale në futboll.

Raportimet bëjnë të ditur se ceremonia do të mbahet në muajin korrik, vetëm pak ditë pas finales së Kampionatit Botëror. Çifti besohet se ka preferuar atmosferën private dhe panoramën unike të ishullit portugez për të festuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.

Dasma e Ronaldos dhe Georginës pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara në botën e sportit dhe showbizit gjatë vitit 2026.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë