Loading…

Macron kundër Presidentit bjellorus: Lukashenko duhet të shkojë

  • 27/09/2020 | 19:23

Macron kundër Presidentit bjellorus: Lukashenko duhet të shkojë

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko, duhet të tërhiqet nga pozita që mban sipas komenteve në të përjavshmen franceze, transmeton Gazeta Metro.


”Është e qartë që ai duhet të shkojë”, tha ai për Le Journal du Dimanche, disa ditë pasi BE refuzoi të njoh Lukashenkon si president të Bjellorusisë.

”Është një krizë pushteti, një fuqi autoritare që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe që mbahet me forcë. është e qartë se Lukashenko duhet të shkojë”, shtoi Macron.

Lajmi vjen ndërsa Ministri Bjellorus i Punëve të Jashtme Vladimir Makei akuzoi vendet perëndimore për përpjekjen për mbjelljen e ”kaosit dhe anarkisë” në ish republikën Sovjetike.
“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend,” i tha ai Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në një deklaratë video.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Bjellorusi që nga zgjedhjet e 9 gushtit në vend, të cilat udhëheqësja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya thotë se ajo fitoi, pavarësisht këmbënguljes së Lukashenkos për të marrë një fitore të madhe.

Udhëheqësi ka filluar një goditje brutale kundër protestuesve, me rreth 12,000 njerëz të arrestuar – duke u  dënuar nga Perëndimi, por duke pasur mbështetjen nga Moska./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë