Loading…

Macron, Erdoganit: Po e ringjallni ISIS’in

  • 12/10/2019 | 19:27

Macron, Erdoganit: Po e ringjallni ISIS’in

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik, transmeton Gazeta Metro.


Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku theksoi se është e një rëndësie kyçe që të shmanget çdo ripërtëritje e ISIS-it në rajon”.

Sipas shefit të Elizesë, duhet vazhduar mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në betejën kundër militantëve të dhunshëm të Shtetit islamik.

Vendimi i Trumpit për të tërhequr trupat nga rajoni i hapi rrugë ofensivës së Turqisë që nisi këtë javë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.Ankaraja ka për qëllim të zmbrapsë njësitë kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), që i konsideron terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda territorit turk.

Irani ndërkohë ofroi ndihmën e tij për të ndërmjetësuar mes kurdëve sirianë, Bagdadit zyrtar dhe Turqisë për mbajtjen e bisedimeve mbi krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit turko-sirian. Më herët, në zjarrin e artilerisë turke përfunduan edhe vetë forcat amerikane, ndërsa shtetet e bashkuara e kanë kërcënuar Ankaranë me sanksione./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë