Loading…

Ma e mirë PDK a VV? Molliqaj i jep përgjigjen e papritur qytetarit

  • 26/02/2019 | 16:54

Ma e mirë PDK a VV? Molliqaj i jep përgjigjen e papritur qytetarit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj sot ka vendosur të iu përgjigjet, pyetjeve nga më të ndryshmet të qytetarëve përmes rrjetit social, Instagram, transmeton Gazeta Metro.


Një nga pyetjet që atij iu shtruan, ishte që Molliqaj të zgjedhë mes PDK’së dhe VV’së.

‘Ma mire PDK a VV’, ka pyetur njëri qytetar.

Molliqaj në përgjigjen e tij, ka thënë se këto dy parti janë të pakrahasueshme.

Siç thotë ai, ‘PDK’ja ka shkatërruar vendin tonë, prandaj duhet të largohet nga pushteti urgjentisht’.

Ndërsa, një mendim hiq më të mirë se ka as për partinë pjesë e të cilës ishte deri vonë dhe liderin e saj, Albin Kurtin.

Vetëvendosjen Molliqaj e sheh si një sekt, ku gjithçka sillet rreth profetit, duke aluduar në Albin Kurtin.

‘VV, fatkeqësisht është shndërruar në një sekt ku gjithçka sillet rreth ‘profetit’. nuk e kanë ndonjë politikë konkrete dhe vetëm bëjnë zhurmë e vajtojnë’, ka shkruar Molliqaj.

Kujtojmë se, një përçarje e brendshme në VV pati si pasojë, daljen e figurave më me rëndësi në parti. Për t’u krijuar pastaj PSD. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë