Loading…

LVV në vitin 2014: Zbritja e pagesave për studentët e dëmton jashtëzakonisht shumë universitetin, bëhet për fushatë

  • 17/09/2021 | 23:26

LVV në vitin 2014: Zbritja e pagesave për studentët e dëmton jashtëzakonisht shumë universitetin, bëhet për fushatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore ka marr vendim që nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master.


Mirëpo në vitin 2014, kur Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte përgjysmuar taksat e studimeve, ishte pikërisht Lëvizja Vetëvendosje e cila drejtohej nga Albin Kurti ajo që akuzonte Qeverinë dhe kryeministrin për shkatërrim të Universitetit për fushatë zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje(LVV) përmes një kumtese për media aso kohe thoshte se “është pro idesë së shkollimit dhe studimeve falas në të gjitha institucionet edukativo-arsimore e universitare publike”, mirëpo “vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më 2 prill 2014 për zbritjen e taksave dhe pagesave semestrale të studentëve për 50 % në afatmesëm e afatgjatë, e zvogëlon ndjeshëm buxhetin e universiteteve publike, përkatësisht të hyrat vetanake të këtyre universiteteve”.

Madje Vetëvendosje kishte kalkuluar edhe zvogëlimin e buxhetit të Universitetit të Prishtinës si pasoj e vendimit të kryeministrit Thaçi.

“Ky vendim i Qeverisë, vetëm Universitetit të Prishtinës nëse zbatohet për 1 vit të plotë akademik ia zvogëlon buxhetin vjetor për më shumë se 5 milionë euro”.

Përveç “humbjeve” financiare VV konsideronte se përgjysmimi i taksave për studentët do të humb edhe cilësinë e studimeve.

“Kjo do ta cenojë dhe dëmtojë jashtëzakonisht shumë funksionalitetin dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, por edhe në universitetet e tjera publike, meqë ato do të detyrohen të reduktojnë investimet kapitale e infrastrukturore, sasinë dhe cilësinë e shërbimeve, si dhe numrin e personelit akademik e administrativ”.

LVV kërkonte me këmbëngulje që para se të fillojë së zbatuari vendimi të ndahej një buxhet i veçantë për Universitet Publike, në mënyrë që të kompensohet “pikë për pikë ky zvogëlim i madh i të hyrave vetanake të universiteteve”.

Madje vendimin e qeverisë e konsideronin si vendim elektoral.

“Qeveria, veçanërisht Kryeministri në ikje Hashim Thaçi, duke ulur taksat e pagesat pa e shoqëruar me rritje të Buxhetit, mbahen përgjegjës për shkatërrimin e universiteteve publike për motive të pastra elektorale” thotë ne fund VV.

Ndërsa me 17 shtator pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagafci ka thënë se “beson” që vendimi i marr për studimet pa pagesë do të nxitë edhe më shumë interesimin për studime të larta dhe se do të përmirësohet niveli i përgjithshëm arsimor i popullsisë.

Ky vendim sipas tij do të “kontribon në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror”.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur edhe shumën e kostos vjetore që do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës pas vendimit.

“Lirimi nga pagesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.7 milionë euro për një vit, për shtatë universitetet publike”, ka thënë Nagavci./Albanianpost.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë