Loading…

Lutfi Haziri: Biden tha se krimet e luftës nuk falen, e as prishësit e paqes

  • 09/06/2021 | 19:28

Lutfi Haziri: Biden tha se krimet e luftës nuk falen, e as prishësit e paqes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, ka komentuar Urdhrin e ri Ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.


Haziri me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se krimet e luftës nuk do t’i falen askujt. E përveç kësaj nuk do të falën as prishësit e paqes.

Ky shkrim i Hazirit erdhi pasi gjenerali Ratklo Mladic, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!”, ka shkruar Haziri.

Urdhri i Ri Ekzekutiv i bërë publik dje nga Shtëpia e Bardhë, bëri me dije se “miqt e Amerikës” që nuk duan të futën në listën e zezë, duhet patjetër t’i respektojnë disa marrëveshje të Ballkanit.

Ndër to ishte Marrëveshja e Ohrit (2001) dhe Rezoluta 1244. Shqetësuese është fakti që aty nuk përmendet Marrëveshja e Ramubjesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar vitin që lamë pas.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë