Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Martin Luter King, Mahatma Gandi dhe Ibrahim Rugova janë emrat më të shquar të lëvizjeve paqësore.
“Martin Luter King, Mahatma Gandi dhe këtu tek ne, Ibrahim Rugova janë emrat më të shquar të lëvizjeve paqësore për realizimin e ëndrrave, të popujve të shtypur, të pakicave që vuajtën dhe vuajnë genocidin apo diskriminimin në shekullin e 20, por dhe në shekullin ku kemi hyrë”.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të luftoj për ëndrrën e saj ashtu siç ka luftuar Luter King.
“Edhe unë, edhe ne kosovarët që kemi luftuar për pavarësi, me rrugë paqësore, por dhe me luftë të armatosur, kemi ëndrrën tonë. Por ëndrrat mbeten ëndrra nëse nuk luftohet për to çdo ditë. Sot në përvjetorin e lindjes së këtij personaliteti të madh amerikan, kur une sot po drejtohem drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donal Trump, dua t’ i them popullit të Kosovës : duhet të luftojmë për ëndrrën tonë ! Kemi pavarësinë, por nuk kemi mirëqenien. Duhet të luftojmë për mirëqenien e qytetarit, mirëqenien e rinisë sepse nuk ka barazi, nuk ka drejtësi, pa mirëqenie”, ka shkruar Pacolli.
Gjithashtu Pacolli ka bërë të ditur së është nisur drejtë SHBA’së ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump./gazetametro.net