Loading…

Lushtaku mbledhë burrat e shtetit në konak, natyrisht edhe Batonin |FOTO

  • 01/05/2018 | 15:24

Lushtaku mbledhë burrat e shtetit në konak, natyrisht edhe Batonin |FOTO

Ish’kryetari i Skenderajt, ka mbledhur krerët e shtetit në oborrin e shtëpisë së tij.


Aty të gjithë së bashku shihen, nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Bashkë me ta janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e si nikoqir bashkë me babanë e tij është edhe deputeti i PDK’së, djali i Sami Lushtakut, Mërgimi.

Por, ku janë të mëdhenjtë, natyrisht nuk mungon as gazetari Baton Haxhiu.

Fotografitë nga kjo ndejë i ka publikuar zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Fadil Nura, i cili ka qenë zëvendës i Lushtakut, kur ky i fundit drejtonte komunën e Skenderajt, para se aty të vinte Bekim Jashari.

Nga ajo që shihet në foto, liderët muhabetin po e shoqërojnë me çajin tradicional i njohur si çaj rusi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë