Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në zgjedhjet e 11 qershorit ka marr mbi 20 mijë vota.
‘Nga të dhënat prej terrenit, kam marrë konfirmimin se qytetarët e Kosovës ma kanë besuar votën e cila e kalon numrin e 20 mijëve”, ka thënë vetë Lushtaku.
Ai, siç thuhet, është në 5-shen e deputetëve më të votuar në PDK.
Lushtaku edhe ka falënderuar votuesit e tij, duke e konsideruar si të shenjtë besimin e dhënë nga qytetarët.
“Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej. Nuk do të kisha fytyrë t’u dilja më para nëse do ta bëj një gjë të tillë”, ka shtuar ai./gazetametro.net