Loading…

Lushaku: Rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia nga shteti

  • 17/04/2026 | 12:15

Lushaku: Rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia nga shteti

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka ngritur sërish shqetësimin për, siç e ka quajtur ajo, vjedhjen e energjisë elektrike dhe pasaktësinë e matjes së konsumit nga njehsorët, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë deklarimeve në seancën e sotme të Kuvendit, Lushaku ka thënë se një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë po faturohen gabimisht për energjinë e shpenzuar.

“Sot derisa ne po flasim në rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia dhe nga kush, nga shteti, për mungesë dhe neglizhencë të kësaj qeverie për t’i konstatuar që njehsorët në shtëpitë tona nuk janë duke e llogaritur energjinë e shpenzuar saktë”, ka deklaruar Lushaku.

Ajo ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se qytetarët duhet të kompensohen për dëmet e pretenduara.

“Ne që 6 vjet jemi të vjedhur. Kemi kërkuar përgjegjësi… Paratë t’u kthehen cent më cent qytetarëve”, është shprehur ajo.

Lushaku gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos lejojë ndryshimin apo largimin e njehsorëve ekzistues, duke insistuar se procesi aktual po përdoret për të fshehur, siç thotë ajo, pasaktësitë në matjen e energjisë elektrike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë