Loading…

Lushaku kritika qeverisë: Nuk mbajtën premtimet, dështuan në shumë sfera, zvogëluan rrogat

  • 27/03/2023 | 23:50

Lushaku kritika qeverisë: Nuk mbajtën premtimet, dështuan në shumë sfera, zvogëluan rrogat

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë për zvogëlimin e pagave për stafin universitar dhe për shumë premtime që nuk i ka mbajtur.


“Ka zvogëlim të pagave e asnjë mbështetje për stafin universitar,” – ka thënë Lushaku Sadriu, duke shtuar se kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin.

Ndër të tjera Lushaku Sadriu ka përmendur disa premtime të pambajtura që shqetësojnë qytetarët e zakonshëm sikurse mungesa e çerdheve, tekstet mësimore, riorganizimi i shkollave dhe adresimi i huliganizmit.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua; asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare; Asnjë progres në riorganizimin e shkollave – vazhdojmë të kemi mbingarkesë të nxënësve në klasë; asnjë masë e sigurisë për huliganizëm në shkolla,” – ka thënë ajo.

Lushaku më tej ka shtuar se s’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset, dhe s’ka teste mësimore e praktika në shkollat profesionale dhe ka mungesë të inovacionit në arsimin e lartë.

“S’ka inovacion në arsimin e lartë e as Fond shkencë; S’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset; S’ka teste mësimore e praktika në shkollat profesionale; S’ka inovacion në arsimin e lartë e as Fond shkencë,” – ka përfunduar Lushaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë