Loading…

Lumezi kërkon zbardhjen e vrasjeve të figurave publike

  • 27/01/2018 | 14:03

Lumezi kërkon zbardhjen e vrasjeve të figurave publike

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka zgjedhur konferencën vjetore të prokurorëve, që të kërkojë nga prokurorët hetimin dhe zbardhjen e vrasjeve të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.


Kryeprokurori Lumezi, teksa ka numëruar rezultatet e arritura në vitin 2017, duke thënë se vitin e kaluar janë zgjidhur 66 mijë e 235 lëndë të natyrave të ndryshme, viti 2018 duhet të jetë edhe më efikas, sidomos në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe vrasjet e figurave publike.

Lumezi u ka thënë vartësve të tij, se korrupsioni nuk luftohet me fjalë e premtime, por me veprime konkrete, në mënyrë që të luftohet përshtypja se në Kosovë të korruptuarit nuk ndëshkohen.

“Në këtë vit nga prokurorët e shtetit, pres angazhim maksimal në luftën kundër sfidave kryesore, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni i nivelit të lartë, terrorizmi, krimet e luftës dhe në veçanti vrasjet e pandriçuara të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës. Duhet t’i ndjekim të gjithë kryesit e veprave penale që deri më tani i kanë ikur drejtësisë. Ata duhet të identifikohen, hetohen dhe  ndëshkohen në përputhje me ligjin. Ky është prioriteti ynë në vitin 2018, sepse këtë kërkojnë viktimat dhe familjarët e tyre, këtë kërkojnë edhe qytetarët e vendit tonë, prandaj ne duhet t’i adresojmë këto shqetësime në drejtim të zbardhjes së këtyre rasteve”, tha Lumezi.

Luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit nga prokurorët ka kërkuar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Ai tha se populli nuk beson se korrupsioni po luftohet nga drejtësia, prandaj duhet të punojnë shumë që të kthehet ky besim, shkruan Gazeta Metro.

http://gazetametro.org/delawie-per-vrasjen-e-ivanovicit-prokuroria-ne-veri-perballet-me-presion/

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë