Loading…

Lulzim Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur SHBA’në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

  • 30/01/2023 | 12:41

Lulzim Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur SHBA’në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës dhe drejtori i KIPRED Lulzim Peci, në një postim në facebook ka thënë se ata që po përpiqen ta portretojnë SHBA’në si armike të Kosovës dhe mike të Serbisë kanë qasje të poshtër.


Soipas tij, kjo është duke shkaktuar dëme dhe Kosova do ta paguaj “me kamatë”.

“Perpjekja per ta paraqitur SHBA-ne si mike te Serbise dhe armike te Kosoves eshte tendenca me e poshter qe e kemi pasur ndonjehere nga ata qe po perpjeken te krijojne nje opinion te tille publik” ka shkruar ish-ambasadori Peci.

“Krejte kete pune kemi me e paguar me kamate. Demi qe eshte duke ju be marredhenieve me SHBA-te tani e ka arritur piken kritike, e cila veshtire qe do te rikuperohet ne nje te ardhme te afert, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjëherë” ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin si një nga obligimet e saj për të ecur tutje me planin franko -gjerman, por qeveria e Kosovës aktualisht është duke e refuzuar këte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë