Loading…

Lulzim Basha dhe 50 persona janë shtruar në spital

  • 28/05/2017 | 11:10

Lulzim Basha dhe 50 persona janë shtruar në spital

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe rreth 50 persona të tjerë që morën pjesë në mitingun e hapjes së fushatës elektorale janë paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” me simptomat e djegies në sy dhe skuqje të lëkurës.

Sipas një deklarate për shtyp të policisë së shtetit, pasi janë mjekuar të gjithë pacientët janë larguar për në banesë, përveç 3 prej tyre që kanë patur më tepër shqetësime dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Menjëherë sapo ka marrë njoftim, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është ngritur grupi hetimor me ekspertë nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës, struktura të specializuara të Forcave të Armatosura. Ndërkohë po kryhen gjithë egzaminimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun që provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë