Loading…

Lukaku po rikthehet në Serie A: Këto ishin statistikat e jashtëzakonshme të tij tek Inter

  • 29/06/2022 | 10:25

Lukaku po rikthehet në Serie A: Këto ishin statistikat e jashtëzakonshme të tij tek Inter

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, është vetëm çështje kohe kur do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Inter. Ai do të rikthehet në Serie A vetëm pas një sezoni që qëndroi tek Chelsea dhe nuk është që tregoi klasin e tij në Premier League, mirëpo këtë e kishte treguar në Itali për dy sezone, transmeton Gazeta Metro.


Në gushtin e 2019 skuadra Inter kishte paguar rreth 80 milionë euro tek Manchester United për Romelu Lukakun dhe me këtë të fundit arriti marrëveshje pesë vjeçare.

Për Lukakun do të ishte hera e parë që do të provonte veten në Serie A. Ai në sezonin e tij të parë shënoi 23 gola në 36 ndeshje, derisa ishte edhe golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e futbollit italian.

Para belgut ishin Cristiano Ronaldo me 31 gola dhe Ciro Immobile me 36 sosh. Ndërsa, në përgjithësi ai kishte realizuar 34 gola në 51 paraqitje.

Në sezonin pasardhës sulmuesi belg shënoi vetëm një gol më shumë në Serie A, megjithatë ishte një ndër lojtarët kryesor që ‘Nerazzurrët’ në fund arritën të shpalleshin kampion.

Lukaku përsëri nuk arriti të shpallej golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian, ku tani radhitej në pozitën e dytë pas Cristiano Ronaldos, i cili kishte pesë gola më shumë.

Por, 29-vjeçari arriti të ishte asistuesi më i mirë, së bashku me mesfushorin ukrainas të Atalantas, Ruslan Malinovskyi, ku të dy kishin dhuruar 11 asistime.

Pas këtij sezoni ai vendosi të rikthehej përsëri në Premier League, por tani jo te Everton ose Manchester United, por tek Chelsea. Me skuadrën e cila në fillimet e karrierës të tij nuk i kishte besuar për asnjë moment pozitën e titullarit.

Ai u bë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit me ‘Blutë e Londrës’ që paguan rreth 115 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por ato të holla nuk u shpaguan për asnjë moment.

Romelu Lukaku tani po rikthehet në Serie A si i huazuar nga Chelsea gjë me të cilën është mësuar tani (kujtojmë huazimet e tij te Everton, West Bromwich). Por, në Serie A belgu bëri atë që di të bëj më së miri, të shënoi gola /gazetametro.net

‘Jam shumë i lumtur që jam këtu’: Ja detajet e marrëveshjes mes Chelseat dhe Inter për Lukakun

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë