Loading…

‘Luftanija ruse, shko q**’: 13 heronjtë ukrainas janë gjallë, po i përdor Rusia për propagandë

  • 28/02/2022 | 15:24

‘Luftanija ruse, shko q**’: 13 heronjtë ukrainas janë gjallë, po i përdor Rusia për propagandë

Ilia Ponomarenko reporter i luftës së medias  Kiev Independent, me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se 13 ushtarët e marinës të cilët ishin në ishullin e Gjarpërit janë gjallë, dhe po mbahen robër lufte nga Rusia, transmeton Gazeta Metro.


Ditë më parë marina ushtarake ruse në një audio inçizim dëgjohej duke i dhënë ultimatum ushtarëve ukrainas që të lënë armët dhe të dorëzohen.

Pas kësaj ushtarët ukrainas u dëgjuan duke i thënë marinës ruse “pirdhuni”.

Ishulli i Gjarpërit ndodhet në Detin e Zi dhe është pjesë territoriale e Ukrainës.

Në jug të Ukrainës nga ana e detit Rusia ka sulmuar vazhdimisht ndaj caqeve ushtarake ukrainase.

Video e bisedës ku 13 rojet kufitare ukrainase me një trimëri të jashtëzakonshme i rezistuan kërkesës për dorëzim të luftanijes ruse në ishullin e Gjaprërinjve:

Makineria ruse e mediave ruse, si Sputnik, po e përdorë si mjet propagandues tani këtë ngjarje sikur një gjoja komplot të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të gënjyer për fatin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë