Loading…

Lufta në Ukrainë: Çmimi derivateve në Kosovë pritet të arrijë deri 1 euro e 60 centë

  • 26/02/2022 | 12:46

Lufta në Ukrainë: Çmimi derivateve në Kosovë pritet të arrijë deri 1 euro e 60 centë

Agresioni rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme. Ekspertët presin përshkallëzim negativ ekonomik, ndërsa qytetarët ankohen për çmime të larta. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 0.6 centë në litër.


Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet kanë shkuar deri në 1 euro e 42 centë. Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 60 centë. Ai thotë për KosovaPress se në 20 vjetet e fundit çmimet e karburanteve nuk kanë qenë më të larta se tani.

Madje sipas tij, këto çmime janë duke u rritur në mënyrë ekstreme. Teksa bën të ditur se marzha e fitimit të naftëtarëve nuk është më shumë se 5 centë për litër.

“Sa i përket çmimeve të derivateve kuptohet se Ukraina dhe Rusia kanë ndikuar. Kjo luftë e tmerrshme e cila është duke ndodhur për fat të keq ka ndikuar edhe në sektorin e naftës. Çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme. Vetëm mbrëmë kemi pasur rritje 60 dollarë në ton. Çka do të thotë se rritja e çmimeve nuk po ndodhë vetëm tek ne në Kosovë, por në tërë botën… Çmimet sot aktualisht sillen nga 1.31 centë deri 1.40 centë për naftë, benzina deri 1 euro e 42 centë… Trendi i çmimeve kështu siç po ndodhë do të arrijë deri në 1 euro e 60 centë për litër naftë. Kjo te ne kur ndodhë, ky çmim në Shqipëri, Serbi dhe në shtet në regjion do të bëhet mbi 2 euro”, thotë Berjani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë