Loading…

Lufta kundër terrorizmit: Të pengohet propaganda në internet

  • Nga

  • 21/02/2017 | 11:04

Lufta kundër terrorizmit: Të pengohet propaganda në internet

Vazhdon punimet në Prishtinë në ditën e dytë, Samiti i komisioneve për Punë të Jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës, ku po diskutohet lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.


Aty po dikutojnë deputetë dhe ministra, ndërsa tema kryesore është lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, në fjalën e tij në Samitin e sotëm tha se duhet të gjendet një përgjigje e mirë për luftimin e këtyre dukurive që po shqetësojnë botën, shkruan gazetametro.net

“Politika e mirë dhe realizimi i saj mund të ndihmojë në këtë aspekt, nuk do të thotë se vetëm fuqizimi i ligjeve mund ta largojë këtë, duhet edhe shoqëria civile të kontribuoj. Secili individ duhet ta luftojë radikalizmi. Puna jonë është të mbështesim qeverinë kundër kësaj dukurie”, tha Braathu.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë tha se janë organizuar forume vetëdijësuese në nivel lokal dhe qendror, ngase, sipas tij, më e rëndësishme është se 65% e popullatës nuk jetojnë në Prishtinë por në fshatra, prandaj nevojiten forumet në vende lokale.

Ndërsa Rihards Kols tha se duhet të preken rrënjët e radikalizmit duke pasur një mision afatëgjatë.

“Tekonlogjia informative e cila është në dispozicion sot në botë, e ka zgjeru konfliktin në një shkallë të lartë”, tha Kols. Sipas tij komunikimi strategjik përshkruan një fushë të cilën nuk është shumë e eksploruar dhe nuk po kuptohet shumë.

Ai thotë se propagandë duhet të ndalet, nuk duhet ta lëmë që propaganda të jetë pjesë e mendjeve tona.

Valon Murtezaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, tha se e rëndësishme për vendin është që të kemi fqinjësi të mirë me vendet e rajonit. Ndërkohë duke treguar për statistikat e popullatës së Kosovës, që ka mbi 50% të rijnë, Murtezaj tha se është e dhimbshme se si ata e kanë të pamundur lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Duke folur edhe për temën e ditës së sotme në Samit, ai tha se me zhvillimet e fundit po shihen edhe veprimet destruktive nga ana e Rusisë. Murtezaj ka folur edhe për vëmendjen dhe gatishmërinë që tregon Kosova në luftën kundër terrorizmit.

“Kosova është pjesë e organizatës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe e rëndësishmja është që tash nuk ka asnjë pjesëtarë të Kosovës të përfshirë në organizata terroriste”, ka thënë zv. ministri i Punëve të Jashtme.

Ndërsa, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi në këtë Samit shprehi si pakënqaësi, mbylljen e dyerve për qytetarët. Sipas tij të rinjët tanë kanë nevojë të shohin përendimin nga afër dhe jo vetëm në internet. Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi është i nevojshëm. ‘’Duhet të bashkëpunojmë më shumë, nëse kemi zhvillime jo të duhura në rajon’’, tha Kuqi.

Tutje, Kuqi u shpreh se Kosova është në rrugën e duhur por duhet të ndihmohet që të prodhojë siguri. ‘’Nuk ka asnjë dilemë që Kosova është në anën e duhur, por ajo duhet të ndihmohet për siguri dhe të prodhojë siguri’, tha Kuqi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë