Konflikti vdekjeprurës në historinë njerëzore u ndez kur Ferdinandi i Austrisë u vra nga nacionalisti jugosllav Gavrilo Princip, në Sarajevë më 28 qershor 1914.Â
Vrasja e trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë me shpejtësi shkaktoi një krizë diplomatike e cila përfundimisht çoi në vdekjen e 16 milionë njerëzve.
‘Express’-i britanik e ka krahasuar vrasjen e ambasadorit rus Andrey Karlov me atë të vrasjes së trashëgimtarit të Perandorisë Austro-hungareze Franc Ferdinand, transmeton gazetametro.net.
Vrasja e një diplomati shumë të lartë rus në tokën turke, vetëm pak oborre nga ndërtesa kryesore e parlamentit, ka shumë paralele me vrasjen Ferdinand.
Sipas analistëve jemi shumë pranë Luftës së III Botërore. Ekspertët besojnë se ashtu jemi në të njëjtën situatë, siç ndodhi ku pas vrasjes së Franc Ferdinandit në 28 qershor të vitit 1914 gjatë një udhëtimi në Sarajevë, nisi Lufta I Botërore.
Përveç këtij fakti ekspertët shtojnë se në rast të një tensioni mes Turqisë dhe Rusisë do të shpërthente automatikisht Lufta e III Botërore, pasi në konflikt do të përfshihej edhe NATO.
Një tjetër arsye për rritjen e tensionit mes perëndimit dhe Rusisë, janë dhe raketat S-400 tokë-ajër të cilat janë vendosur nga rusët në Lituani dhe Poloni, transmeton gazetametro.net.
Gjithashtu në nenin 5 të traktatit të NATO-s thuhet se në qoftë se një sulm i armatosur ndodh kundër njërit prej shteteve anëtare, ajo duhet të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve, dhe anëtarët e tjerë do të ndihmojë anëtarin e sulmuar, me forcat e armatosura nëse është e nevojshme./gazetametro.net