Loading…

Lufta dhe suksesi kundër racizmit (Foto)

  • 08/11/2016 | 21:09

Lufta dhe suksesi kundër racizmit (Foto)

Teatri Oda ka mirëpritur sot Grupin Multietnik të Aktorëve të Rinjë nga Fushë Kosova, prej romëve, shqiptarëve dhe ashkalinjëve, me performancën e tyre, “My Struggle and Success”, si pjesë e Javës së Diversitetit Kulturorë.

Me regjinë e Lulzim Bucollit, aktorët e rinjë shkëlqyen me lojën e tyre tejet të natyrshme, dhe emocionuan shikuesit me rrëfime nga jeta e tyre reale, të ngërthyera mjeshtërisht me lëvizje dhe  performancë skenike.  Të gjithë kishin shkeputur pjesëza  të vogla nga ndodhitë me prekëse të përjetuara, që kishin të bënin me racizmin, refuzimin, dhe pengesa të tjera të  shumta nëpër të cilat kanë kaluar ata në rrugën e vështirë të integrimit në shoqëri.

2

Regjisori Bucolli thotë se është kënaqur gjatë procesit të punës me këta të rinjë, aktorë entuziastë. Por, “me që shfaqja ka shtjellu përvojat e tyre personale, ka pasë shumë momente emocionale për mua. Unë e vlerësojë më shumë procesin e punës sesa rezultatin. Teatri është terapi në vete dhe ne bashkë, kemi kaluar nëpër momente të shumta që mund të quhen terapeutike. Shpresoj të vazhdoj të punoj me këta të rinjë sepse konsideroj që ky është vetëm fillimi, u shpreh pas shfaqjes regjisori Bucolli.

Këmbëngulja për të mbrojtur të drejtat tua , dhe puna e madhe për të tejkaluar diversitetet kulturore, racore dhe etnike, të qon drejt suksesit dhe arritjes së qëllimeve që i ke paracaktuar vehtes. Ky ishte vetëm njëri ndër mesazhet e qarta që këta të rinjë e përcollën me shumë stil dhe sharm tek bashkëmoshatarët e tyre dhe audienca.

Kjo shfaqje është pjesë e organizimit “Java e Diversitetit Kultorë” që ka një agjendë të ngjeshur me aktivitete të ndryshme kulturore të organizuara nga dhjetë organizata joqeveritare  vendore  të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Muzikë, ekspozita, fotografi,performanca me karakter argëtues dhe  teatër , dhe është e shtrirë në gjashtë komuna të Kosovës,  Gjakovë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë dhe Graqanicë.

Qëllimi i këtij organizimi është të bëhet ndikim në strukturat vendimmarrëse në nivel lokal dhe qëndrorë në mbështetjen e procesit të integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Aktivitetet e do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë